Lajme
Hoti thotë se ka përkeqësim të strukturës së buxhetit: Shpenzimet kapitale kanë rënë, kjo politikë buxhetore nuk siguron zhvillim
Demokracia
09:41 | 20 Shkurt 2024

Share:

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë një krahasim në mes të Qeverisë Kurti dhe Qeverisë Mustafa sa i përket shpenzimeve kapitale dhe investimeve.

Hoti ka thënë se ka përkeqësim të buxhetit në tri vitet e fundit, duke thënë se buxheti shpenzohet për subvencione dhe jo në projekte kapitale dhe që sipas tij, kjo politikë nuk siguron zhvillim.

Përkeqësim i paprecedent i strukturës së buxhetit në tri vitet e fundit: Trefish më shumë shpenzohet në subvencione-transfere se në ndërtimin e rrugëve, shkollave, spitaleve apo në pajisje të ushtrisë e policisë.

Kjo politikë buxhetore nuk siguron zhvillim. As varfëria nuk eliminohet kështu. Ajo mund të zbutet përkohësisht me subvencione, por eliminohet vetëm me zhvillim.” – ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, Hoti ka paraqitur shifrat e investimeve të Qeverisë Kurti dhe Qeverisë Mustafa për shpenzimet kapitale.

Më tepër është investuar në 2 vite e 9 muaj të Qeverinë Mustafa (979 mil. euro shpenzimet kapitale në nivelin qendror), se në Qeverinë aktuale që është në vitin e katërt të mandatit (910 mil. euro shpenzimet kapitale në nivelin qendror).

Për më tepër, në Qeverinë Mustafa 20 përqind e buxhetit është dedikuar për shpenzime kapitale të nivelit qendror. Ndërkaq, në Qeverinë aktuale, shpenzimet kapitale të nivelit qendror kanë rënë në 12 përqind të buxhetit.” – ka shkruar ai.

Statusi i plotë:

Të ngjashme