Lajme
Hoti: Të mos presim njohje në takimin e nesërm në Bruksel, do të flitet për zbatimin e marrëveshjes së arritur në vilat e Titos
Demokracia
17:28 | 13 Shtator 2023

Share:

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se nuk duhet të ketë pritje të mëdha nga takimi i ditës së nesërme në Bruksel mes Kurtit dhe Vuqiçit.

Përmes një shënimi në Facebook, Hoti ka thënë se nesër negociohet vetëm për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër.

“Të jemi të qartë e të mos kemi pritje jorealiste për takimin e nesërm për dialog në Bruksel: Nesër negociohet vetëm për zbatimin e Marrëveshjes së arritur në villat e Titos në Ohër”.

Ish-kryeministri thotë se gjatë takimit të 14 shtatorit nuk bëhet fjalë të flitet për njohje pasi sipas tij Kurti ka hequr dorë nga njohja në Ohër.

“Nuk negociohet për njohje reciproke, pasi Kosova ka hequr dorë nga njohja reciproke si kompromis për të arritur Marrëveshjen e Ohrit”.

“Bërjen e këtij kompromisi e dëshmoi vetë kryenegociatori i Kosovës para disa dite në media të huaja”, ka shkruar tutje Kurti.

Të ngjashme