Lajme
Hoti shpreh ngushëllime për ish-kryediplomatin çek: Ishte mik i madh i Kosovës
Demokracia
20:35 | 12 Nëntor 2023

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Karel Schwarzenberg, që ka shërbyer si ministër i Jashtëm i Çekisë.

Hoti e ka përshkruar atë si mik të madh të Kosovës, sidomos gjatë shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

”Schwarzenberg ishte mik i madh i Kosovës dhe Ministër i Jashtëm i Çekisë në kohën kur Kosova e ka shpallur pavarësinë”.

“Republika e Kosovës në procesin e shtetndërtimit dhe konsolidimit të shtetësisë është mbështetur fuqishëm nga miqtë sikur Schwarzenberg dhe si i tillë ka mirënjohje të veçantë nga vendi ynë. Prehu në paqe Karel Schwarzenberg”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Të ngjashme