Lajme
Hoti: Nuk ka pasur koordinim me opozitën dhe ndërkombëtarët për reciprocitetin për letërnjoftimet
Demokracia
11:21 | 04 Gusht 2022

Share:

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria mbështetjen për masën e reciprocitetit me Serbinë për letërnjoftimet akoma e ka nga ky subjekt.

Ai, në seancën e sotme të Kuvendit, ka deklaruar se ka pasur mangësi në këtë proces.

“Koordinim të brendshëm nuk ka pasë konsultim të vazhdueshëm me opozitën për këto tema, edhe duket nga informatat që kemi parë koordinim të duhur me partnerët tanë ndërkombëtar ndoshta nuk ka pasë”.

“Mbështetjen tonë e keni pasë edhe e keni edhe tash, si dhe e keni parë qëndrimin e kësaj partie rreth kësaj çështje”, ka thënë Hoti.

Të ngjashme