Lajme
Hoti merr fjalën në Kongres në emër të Kosovës: Ballkani duhet të integrohet në NATO
Demokracia
17:52 | 31 Janar 2023

Share:

Ish-kryeministri Avdullah Hoti po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me disa nga kolegët e tij opozitarë. Ai tregoi se mori pjesë në Kongresin Amerikan në tryezën për çështje të sigurisë.

Deputeti i LDK-së njoftoi se në prani të kongresistëve, në dakordim me kolegët, mori fjalën në emër të Kosovës.Aty, Hoti ka kërkuar që rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të integrohet sa më parë në NATO.
“Deklarova se Ballkani Perëndimor ka nevojë për: (1) përmbyllje të kornizës së sigurisë duke u integruar sa më parë në NATO dhe (2) duke u bërë pjesë e planeve për stabilitet energjetik që i ka zhvilluar BE-ja për tu pavarësuar nga furnizimi me energji nga vende agresore”, përfundoi Hoti, në një postim në Facebook.

Të ngjashme