Kyreministri në detyrë Avdullah Hoti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë dhënë deklarata kundërthënëse rreth lirimit të masave.
Kryeminsitri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë dhënë deklarata të kunërta në lidhje me lirimin e masave për shkak të pandemisë COVID-19.
Gjatë ditës së enjte, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media deklaroi se nuk do të ketë lirim të masave dhe se vaksinat kundër koronavirusit pritet të vijë në muajin shkurt.
Gjatë kësaj konference, Zemaj deklaroi se nuk do të ketë lirim të masave, pasi kjo mund të ndikojë në stabilitetin e numrit të rasteve.
Ai foli edhe rreth tubimeve të partive politike, ku nuk po respektohen masat anti-COVID-19.
“Nuk duhet të presim vetëm gjoba dhe ndëshkime, por duhet respektuar masat. Partitë politike organizojnë tubime e ato janë individuale, të gjithë duhet të thërrasin vetveten”, deklaroi Zemaj, raporton Demorkacia.com.
Mirëpo, krejt ndryshe deklaroi kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. Ai paralajmëroi kthim në normalitet në muajt e parë të pranverës.
Sipas tij, në muajt mars dhe prill do të përfundojë vaksinimi i kategorive të rrezikuara, raporton Demokracia.com
“Vaksinimin e kategorive të rrezikuara do ta përfundojmë në muajt mars dhe prill dhe do ta kthejmë normalitetin në këtë vend në fillim të pranverës. Bizneset mund të bëjnë planifikime qysh tash për t’iu kthyer normalitetit”, ka deklaruar Hoti gjatë së enjtes.
Hoti po ashtu theksoi se tashmë është e gatshme edhe një pako tjetër prej 200 milionë eurosh.
“Normaliteti kthehet në muajt e parë të pranverës dhe bizneset duhet të bëjnë qysh tash planet e tyre për të iu kthyer normalitetit”, u shpreh Hoti ndër të tjera.
Theksojmë se për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa të ndryshëm për ta luftuar dhe parandaluar koronavirusin.
Akoma janë të ndara zonat me rrezikshmëri të ulët, të mesme dhe të lartë me COVID-19, ku në këtë të fundit lëvizja e lirë është e ndaluar pas orës 21:30, kurse bizneset mund të punojnë vetëm deri në orën 21:00, ndërkaq pas orës 21:30, të gjithë lokalet e gastronomisë punojnë vetëm me “Delivery”, apo dërgim në shtëpi të produkteve, raporton më tutje Demokracia.com.
Ndryshe që nga muaji mars i vitit të kaluar kur edhe janë regjistruar rastet e para me koronvairus e deri më tani, në Kosovë janë infektuar me këtë virus 59 mijë e 304 persona ndërkaq 1 mijë e 482 të tjerë kanë humbur betejën me virusin korona.
Aktualisht në vendin tonë janë 6 mijë e 109 raste aktive me COVID-19. /Demokracia.com/