Lajme
Hoti paralajmëron kthim në normalitet
Demokracia
14:07 | 28 Janar 2021

Share:

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka paralajmëruar kthimin e normalitetit në muajt e parë të pranverës.

Sipas tij, në muajt mars dhe prill do të përfundojë vaksinimi i kategorive të rrezikuara, raporton Demokracia.com

“Vaksinimin e kategorive të rrezikuara do ta përfundojmë në muajt mars dhe prill dhe do ta kthejmë normalitetin në këtë vend në fillim të pranverës. Bizneset mund të bëjnë planifikime qysh tash për t’iu kthyer normalitetit”, tha Hoti në televizionin public.

Kryeministri në detyrë ka theksuar se tashmë është e gatshme edhe një pako tjetër prej 200 milionë eurosh.

“Normaliteti kthehet në muajt e parë të pranverës dhe bizneset duhet të bëjnë qysh tash planet e tyre për të iu kthyer normalitetit”, u shpreh Hoti ndër të tjera./Demokracia.com

Të ngjashme