Lajme
“Hodhëm një raketë me precizion të lartë”, Rusia lavdërohet me pretendimet se ka vrarë mbi 100 trupa ukrainase
Demokracia
11:38 | 20 Mars 2022

Share:

Ministria ruse e mbrojtjes ka bërë të ditur ditën e sotme se ka vrarë dhjetëra “mercenarë” në një sulm me raketa në një qendër trajnimi në Ukrainën perëndimore. Lajmin e raporton agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

Gjeneral Major Igor Konashenkov, zëdhënës i ministrisë, tha se më shumë se 100 trupa ukrainase dhe “mercenarë të huaj” u vranë pasi goditën me një “raketë me precizion të lartë” një bazë ukrainase pranë Ovruch-it në Zhytomyr Oblast.

“Raketat e lëshuara nga ajri me precizion të lartë goditën qendrën e trajnimit për forcat e operacioneve speciale të forcave të armatosura ukrainase, ku ishin vendosur mercenarët e huaj që mbërritën në Ukrainë,” tha Konashenkov.

Të ngjashme