Lajme
Hill për vizitën e Kurtit në Tetovë: Po ia lë në dorë imagjinatës tuaj ose pyesni dikë tjetër
Demokracia
17:32 | 15 Gusht 2023

Share:

Sot, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, nuk ka dashur të komentojë vizitën e fundit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, duke anashkaluar protokollet zyrtare dhe duke vënë në pah flamurin dhe simbolin e “Shqipërisë së Madhe”, dhe tha se Beogradi dhe Prishtina duhet t’i zgjidhë të gjitha çështjet përmes dialogut të Brukselit, transmeton Demokracia.com.

“Do ta lë në imagjinatën tuaj se çfarë mund të mendojnë njerëzit për atë ngjarje në Tetovë, apo të pyesin dikë tjetër”, tha Hill në konferencën për media me rastin e dhurimit të 60 kamerave për policinë rrugore.

Ambasadori amerikan ka thënë se qëndrimi i SHBA-së lidhur me situatën në veri të Kosovës dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe mb0etet i pandryshuar, raporton RTS.

“Të gjitha këto çështje duhet të zgjidhen përmes dialogut të Brukselit, sepse ai është një mjet për të zgjidhur të gjitha problemet që janë shfaqur. Natyrisht, të gjithë do të donin që të zgjidhej sa më shpejt dhe të mos vonohej, por mbetet që kjo të bëhet përmes një dialogu të vazhdueshëm dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në javët në vijim”, tha Hill. /Demokracia.com/

Të ngjashme