Sport
Hidhet shorti për gjysmëfinale të FA Cup: Manchester United shumë me fat
Demokracia
19:47 | 17 Mars 2024

Share:

Është hedhur shorti i FA Cup për raundin e gjysmëfinaleve.

Manchester United eliminoi Liverpoolin në vazhdime me rezultat 4-3, në një ndeshje dramatike në çerekfinale.

Në anën tjetër, Chelsea e mposhti Leicester Cityn me rezultat 4-2, derisa edhe në Stamford Bridge pati një dramë të vërtetë.

Manchester City mposhti Neëcastle United me rezultat 2-0 për të kaluar në gjysmëfinale.

Ëolvesi u befasua nga Coventry, pasi pësoi humbje 3-2 në shtëpi.

Para pak çastesh u hodh shorti për gjysmëfinalet e FA Cup, aty ku Manchester United është tejet me fat.

Djajtë e Kuq do të përballen me Coventryn, duke shpresuar që të kalojnë lehtësisht në finale të turneut.

Në anën tjetër, derbi i gjysmëfinales do të jetë mes Manchester Cityt dhe Chelseat, derisa Citizrnd janë favorit në letër për të fituar këtë përballje, por edhe gjithë garën.

Të ngjashme