Lajme
Haziri: Tendenca për ta ndryshuar rregullimin e Bulevardit “Ibrahim Rugova”, është skandal i radhës për ta dështuar projektin
Demokracia
08:08 | 20 Shkurt 2024

Share:

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kritikuar atë që ai e ka quajtur “tendencë për ta ndryshuar rregullimin e Bulevardit “Ibrahim Rugova”, është skandal i radhës për ta dështuar projektin. Kjo është edhe një përpjekje e radhës për ta bërë sa më monumental mashtrimin.”

Ai ka thënë se nuk pritet asgjë më shumë nga “qeverisja e lloçit, mykut, stagnimit, skandaleve dhe mizevirave. Krejt çka dinë këta është me ble ndonjë kamion në formë pazarishte, pa procedura të prokurimit, duke e zhvendosur Komunën dhe rolin e saj në marionetë skandaloze.”

Të ngjashme