Lajme
Haxhiu “udhëzon” përmbaruesit të “zhbllokojnë llogaritë e bllokuara” për prindërit që pranojnë paratë për librat
Demokracia
16:28 | 25 Gusht 2023

Share:

Ministria e Drejtësisë ka lëshuar një udhëzim, i cili urdhëron zyrat e përmbaruesve privat që të zhbllokojnë llogaritë e bllokuara të prindërve që janë përfitues i subvencioneve për librat shkollorë.

MD ka shkruar se bëhet fjalë për një situatë faktike, duke shtuar se zhbllokimi do të bëhet në mënyrë të përkohshme, deri në momentin kur tërheqin mjetet e destinuara për blerjen e teksteve shkollore dhe materialeve të tjera mësimore.

Ministria e Drejtësisë ka thënë se nuk cenon pavarësinë ligjore dhe profesionale të përmbaruesve privat, por ka për qëllim të udhëzojë për veprime të duhura në situatën aktuale.

Udhëzimi i plotë:

Të ngjashme