Lajme
Haxhiu nga Kuvendi i Përbashkët kërkon të votohet bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës, e të lihen fjalimet e bukura
Demokracia
15:12 | 27 Nëntor 2022

Share:

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka bërë të ditur ne në mbledhjen e përbashkët të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës kërkoi që të hidhet në votim bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës në Konfederatën e Shtetit Shqiptar.

“Nga ulësja e Kuvendit të Shqipërisë, në mbledhjen e përbashkët të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës kërkova që të hidhet në votim: Bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës në Konfederatën e Shtetit Shqiptar”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu i falënderoi të gjithë për fjalimet e bukura por sipas tij është koha për vendime të rëndësishme për popullin shqiptar.

“Faleminderit për fjalimet e bukura, koha është për vendime të rëndësishme për kombin tonë”, ka shtuar ai.

Haxhiu tha se pret që në fund të kësaj mbledhje të përbashkët kryetarja Lindita Nikolla dhe kryetari Galuk Konjufca ta vendosin në votim: Bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Të ngjashme