Lajme
Haxhiu-Kurtit: Nuk mundesh me shku me majtë fjalim elektoral pesë ditë pas vdekjes së Afrim Bunjakut para VV-së e mos me ardhë këtu me i mbështet kolegët e Afrimit
Demokracia
13:55 | 05 Tetor 2023

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mos-ardhje në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu, në seancën plenare të së enjtes ku po diskutohet ndër të tjera edhe për çështjen e kushteve të policisë, tha se Kurti nuk mund “të ngritet mbi gjakun e të tjerëve”, shkruan Gazeta Insajderi.

Pos tjerash, ai e kritikoi kryeministrin për fjalimin e tij për statistika elektorale pesë ditë pas vdekjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Nuk mundesh me shku me majtë fjalim elektoral pesë ditë pas vdekjes së Afrim Bunjakut para VV-së e mos me ardhë këtu me i mbështet kolegët e Afrimit. Kjo është hipokrizi, pafytyrësi me provu që me gjakun e Afrim Bunjakut dhe heronjtë e Kosovës me përfitu elektoralisht edhe me tregu për përqindje elektorale veç pesë ditë pas vdekjes së Afrim Bunjakut, e mos me ardhë këtu me votu për Polici të Kosovës”, ka deklaruar ai.

“Vërtetë karriera jote politike, Albin Kurti, është mbi gjakun e të tjerëve. Kështu je ngrit në opozitë, e kështu po mendon edhe sot politikisht me përfitu”, ka thënë më tej deputeti i PDK-së. /Insajderi.org/

Të ngjashme