Sport
Haxhihamza shprehet i lumtur me debutimin te Dukagjini, falënderon tifozët e Gjilanit për këtë dhuratë
Demokracia
10:42 | 13 Shtator 2021

Share:

Kenan Haxhihamza dje debutoi për herë të parë në portën e Dukagjinit të Klinës.

Haxhihamza ishte në portë për skuadrën e tij për gjatë 90 minutave në barazimin pa gola me Gjilanin, në kuadër të javës së tretë në elitën e futbollit kosovar, shkruan Demokracia.com.

Numri një i portës së klinasve përmes llogarisë së tij në Facebook ka reaguar për këtë debutim duke u shprehur i lumtur.

Ai falënderoi edhe tifozët nikoqirë “Skifterat” për dhuratën që i kishin bërë.

“Kuqebardhët” i dhuruan një fanellë me figurën e Eronit Sermaxhajt, tifozit që vdiq ditë më parë pas një sëmundje të rëndë.

“I lumtur me debutimin tek Dukagjini, faleminderit Ultras Skifterat për këtë dhuratë që për mua do të thotë shumë”, ka shkruar portieri nga Rahoveci.

Ndryshe, Kenan Haxhihamza në të kaluarën ka qenë “gardian” i portës edhe te Gjilani. /Demokracia.com

Të ngjashme