Lajme
Haxhi Avdyli propozon që zgjedhjet të mbahen gjatë verës, kur në Kosovë është Diaspora
Demokracia
23:50 | 19 Prill 2024

Share:

Deputeti i Guxo, Haxhi Avdyli ka thënë se do të ishte që zgjedhjet e parakohshme të mbahen gjatë verës, kur në Kosovë gjenden edhe qytetarët që jetojnë në Diasporë.

Ai në DPT te Fidani tha se zgjedhjet do të ishte mirë të mbaheshin dikur prej datës 25 korrik deri më 10 gusht.

Po ashtu Avdyli tha se nuk duhet të shkohet në zgjedhje përmes dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti sepse sipas tij kjo do të thotë se “nuk kanë punuar mirë” dhe do të ishte dorëzim.
“Marrëveshja është gjithmonë e mirëseardhur nëse ne vendosim për ndonjë shkurtim dicka, por zgjedhje nëse do të isha pyetur unë pse jo data më e mirë do të ishte kur Kosova e ka numërin më të madh të banorëve, ajo periudhë është prej 25 korrikut deri kah 10 gushti, kur vëlleyërit dhe motrat tona janë këtu.”, tha Avdyli.

Avdyli tha se idealja do të ishte të përfundohej mandanti.

Deputeti Avdyli tha se opozita i frikësohet diasporës.

Avdyli është pyetur edhe për përqindjen e dobët në sondazhe të oartisë Guxo.

Ai e pati një shpiegim, pasi sipas tij, qytetarët i llogarisin bashkë me Veteëvendosjen.

“Mendoj që ështl një përzierje e elektoratit mes Guxo dhe Vetëvendosjes.”, tha ai.

Të ngjashme