Lajme
Haxhi Avdyli i gëzohet betimit të 10 deputetëve të rinj serbë: Tani ta respektojnë rendin kushtetues
Demokracia
10:59 | 17 Nëntor 2022

Share:

Haxhi Avdyli, deputet në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, i është gëzuar rikthimit të deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës

Nëntë nga këta deputetë janë nga Lista Serbe dhe një tjetër i GI SPO.

“Deputetët e rinj të listës Serbe, betohen si deputetë të rinjë të Kuvendit te Republikës së Kosovës. Kosova mbetet shtet model multietnik Europian , ku Serbët mbesin si pakica më e privilegjuar në aspektin politik e shoqëror”, ka shkruar Avdyli në Facebook.

Ai thotë se tani mbetet që këta deputetë ta respektojnë rendin kushtetutës.

“Tani mbetet që keta përfaqësues të rinj Serb ta respektojnë rendin kushtetutues të Kosovës ashtu si Kosova po i respekton me drejta afirmative. Përndryshe ata që kërcënojnë rendin tonë kushtetues, të cytur nga Serbia, me bojkote, më së shumti i bëjnë dëm vetes. Kosova ska kohë për të humbur. Bashkë me përfaqësues legjitim të pakicave që janë pro shtetit të Kosovës do e ndërtojnë Kosovën si Shtëpi të përbashkët, për të gjithë”, ka thënë ai.

10 deputetët e Listës Serbe kishin dhënë dorëheqje, poqë Lista Serbe u rikthye në Kuvendin.

Të ngjashme