Sport
Hashani, trajneri që po sjell revolucion te Vjosa
Demokracia
11:28 | 02 Shtator 2022

Share:

Ish-futbollisti i mirënjohur, tash trajner, Erdin Hashani po befason të gjithë me punën dhe rezultatet e  mira që po sjell te skuadra e Vjosës së Shtimës.

Hashani i cili me këtë skuadër fillimisht arriti të inkuadrohet në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, po arrin suksese edhe në këtë rang garash, shkruan Demokracia.com.

Në dy ndeshjet e para ai ka shënuar dy fitore duke marrë kështu maksimumin e pikëve dhe me meritë po i prinë renditjes në Grupin B. Vjosa fillimisht mposhti Ulpianën me rezultat 2:0, ndërsa në fundjavën që lamë pas e mundi në udhëtim 2 Korrikun me rezultat 3:2. Këto janë sinjale se Vjosa këtë edicion ka ambicie të mëdha.

Në një bisedë për Demokracia.com, Hashani ka thënë se është i lumtur me startit por ky është vetëm fillimi dhe deri në fund i pret një punë shumë e madhe.

“Jemi skuadër e re në Ligën e Parë dhe na duhet kohë edhe më shumë që të ambientohemi në këtë ligë sepse jemi ngrit për herë të parë në një nivel më lart. Por duke e ditë se çfarë pune kemi bërë dhe çfarë kapaciteti kemi, ne si KF.Vjosa po mendoj që kemi bërë surprizë në Ligën e Parë”, ka thënë Hashani duke shpalosur më pas edhe objketivat që kanë në këtë rang garash.

“Do të mundohemi që të zhvillojmë një futboll të bukur. Cfarë është e mira sepse ne nuk e kemi primare Superligen siç e kanë skuadrat tjera. Besoj që kemi skuadër që t’i bëjmë ballë çdo rivali që kemi në Ligën e Parë. Respekt për secilin skuadër por jo më i mbivlerësu, sepse e dim ne si skuadër forcën tonë. Neve na mbetet që të punojmë akoma më shumë që të permirësohemi”, ka përfunduar Erdin Hashani. /Demokracia.com

 

Të ngjashme