Lajme
Haradinaj thotë se për suksesin e djeshëm të Kosovës në KiE meritat i kanë aleatët
Demokracia
10:52 | 28 Mars 2024

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar për kërcënimet e mundshme në veri, duke thënë se Kosova duhet me qenë vigjilente dhe duhet me qenë bashkë me aleatët e saj në këtë drejtim.

“Kërcënimet e paralajmëruara në veri, çdoherë ekziston një mundësi e tillë, pra e kërcenimeve por Kosova duhet me qenë vigjilente dhe duhet me qenë bashkë me aleatët mos me leju rrezikimin e Kosovës”.

Ndërkaq, i pyetur për anëtarësimet e Kosovës në organizatat e huaja tha se është meritë e aleatëve.

“Është pozicionim i qartë i aleatëve të avancojnë Kosovën. Mendoj që përkundër pengesave që keyeministri Kurti ua ka nxjerrë aleatëve, ata prapë se prapë arritën me nxjerre këtë rezultat. Është krejtësisht punë e tyre”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, i pyetur për kandidatin në zgjedhje, Haradinaj tha se AAK nuk e ka përcaktuar ende dhe se do shihet me kohë.

“Po, duhet të shkarkohet Qeveria e mënyra se si shkojmë në zgjedhje ka shumë rendësi. Do e dëgjoj zotin Krasniqi, po i propozon data Kurtit e së pari duhet ta definojmë mënyrën se si shkojmë në zgjedhje. Pra, data pason pas procesit, duhet të shkarkohet Qeveria Kurti. Ne kemi mocion për shkarkim të qeverisë, kështu është radha e punëve nëse shkojmë drejt me shpërbërje të Kuvendit që kërkon 2/3 -ën është kryesisht agjenda e Kurtit që i bie PDK-ja po ia plotëson kërkesën Kurtit ose kanë koalicion për mënyrën se si me ecë përpara drejt zgjedhjeve”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme