Lajme
Haradinaj: Përfaqësuesit serbë nuk e kishin kuptuar ofertën time për integrimin e tyre në institucionet e Kosovës
Demokracia
13:45 | 12 Korrik 2023

Share:

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se është për keqardhje se si përfaqësuesit e komunitetit serb nuk e kanë kuptuar ofertën e tij fisnike si kryeministër, për integrimin e tyre në institucionet e Kosovës.

Haradinaj shkroi se ata nuk kanë arritur të kuptonin se krijimi i Ushtrisë së Kosovës dhe parakushti për anëtarësim në NATO do të ishte garanca më e mirë për përspektivën e komunitetit serb.

Postimi i plotë:

Është për keqardhje që përfaqësuesit e komunitetit serb, nuk e kishin kuptuar drejt ofertën time fisnike si kryeministër, për integrimin e tyre në institucionet e Kosovës. Për fat të keq ata nuk arritën ta kuptonin se krijimi i Ushtrisë së Kosovës, kjo edhe si parakusht i anëtarësimit në NATO, do të ishte garanca më e mirë edhe për perspektivën e komunitetit serb, por e mohuan atë duke e bërë një vlerësim të gabuar dhe duke injoruar kështu proceset integruese.

Vendet anëtare të NATO-s e kanë shkallën më të lartë të respektimit të të drejtave të njeriut, pavarësisht etnisë apo çfarëdo përkatësie tjetër, gjë që do të ishte garancë edhe për komunitetin serb dhe të drejtat e tij.

Është në interesin e përbashkët që sot, pavarësisht se raportet janë më të acaruara, ta kuptojmë drejt njëri-tjetrin dhe ta gjejmë rrugën, jo vetëm të de-eskalimit të situatës, por edhe perspektivën e bashkëpunimit, si e vetmja rrugë e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë.

 

Të ngjashme