Lajme
Haradinaj – Kurtit: Ndërpreje procedurën e rrëzimit të kryetarëve në komunat veriore me peticion
Demokracia
20:19 | 17 Gusht 2023

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti me kërkesën që të ndalojë procedurën e rrëzimit të kryetarëve në komunat veriore përmes peticionit.

Ai i ka kërkuar Kurtit që të veprojë me një strategji të re, duke përmendur dorëheqjen e kryetarëve.

Kjo edhe për atë që siç thotë Haradinaj ”të binden aleatët që Kurti është për zgjidhje e jo për kriza”.

”Albin, ndërpreje procedurën e rrëzimit të kryetarëve në komunat veriore me peticion. Vazhdo me një strategji të re, me dorëheqjen e kryetarëve. Ashtu do të binden edhe aleatët se je për zgjidhje, e jo për kriza të reja në veri të vendit”, ka shkruar Haradinaj në Twitter, të enjten.

Kosova në prillin e këtij viti organizoi zgjedhje lokale në katër komunat veriore, të cilat u bojkotuan nga Lista Serbe.

Pas kësaj, fituan kandidatët shqiptarë, por serbët lokalë i penguan edhe dhunshëm ata që të drejtonin komunat.  /Gazeta Express

 

Të ngjashme