Lajme
Haradinaj Kurtit: Mos e fyej policinë sepse e dimë se kush je, plotësoja kushtet
Demokracia
16:52 | 04 Dhjetor 2023

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, i’u ka drejtuar kryeministrit Albin Kurtit për shtesat e policisë së Kosovës.

Sipas Haradinaj, ka thënë se policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë.

Ndërsa ka bërë thirrje që t’iu plotësohet kushtet, dhe mos e fyej Policinë sepse e dimë se kush je./Indeksonline/

Postimi i plotë:

Për dallim nga ti Kryeministër, që dikur i ishe dorëzuar regjimit serb gjatë luftës, pa rezistencë, pjesëtarët e Njësisë Speciale që ti sot i fyen, më 24 shtator nuk u dorëzuan, por luftuan duke i mposhtur me turp terroristët e sponzorizuar nga Serbia.

Andaj, mos e fyej Policinë sepse e dimë se kush je! Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë. Plotësoja kushtet!

Të ngjashme