Lajme
Haradinaj kujton takimin me Gjeneralin Mattis: Mbështetja e tij rezultoi me krijimin e Ushtrisë së Kosovës
Demokracia
12:16 | 28 Shtator 2022

Share:

Ish kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kujtuar një takim të rëndësishëm gjatë punës së tij si kryeministër, takimin me Sekretarin e Amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, i cili takim ka rezultuar me krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Haradinaj ndër të tjera këtë takim e ka quajtur si takimin më të rëndësishëm në karrierën e tij politike.

“E rikthej në vëmendjen e opinionit publik një takim të realizuar si sot katër vjet më parë në Pentagon, me Sekretarin e Amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, ndër më të rëndësishmit në karrierën time politike, mbështetja e të cilit rezultoi me krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Mirënjohës për jetë SHBA dhe Sekretarit Mattis”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme