Lajme
Haradinaj i reagon Lajçakut: Sa më gjatë që e shmang hartën që ta bëra dhuratë, puna jote do të jetë dështim
Demokracia
16:19 | 25 Shkurt 2021

Share:

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla i ka reaguar emisarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak në lidhje me hartën që ky i fundit po mbante në zyrë, ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.

Me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në ‘Twitter’, Haradinaj ka thënë se ia ka dërguar Lajçakut një hartë të saktë të Ballkanit, përcjell Demokracia.com

Madje ka thënë se të punosh me harta çfare ka Lajçak, sipas saj është krejtësisht jo-profesionale dhe e mangët.

Postimi i plotë:

Hartat kanë rëndësi! Kuptova se ke nevojë për një hartë të saktë të WB6 (gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor), prandaj ta dërgova një me korrier diplomatik. Të punosh me harta të zombive është tërësisht joprofesionale, së këndejmi e mangët. Sa më gjatë që e shmang hartën që ta bëra dhuratë, aq më gjatë puna jote do të jetë dështim.

Të ngjashme