Lajme
Haradinaj: Fitore e kësaj qeverie përballimi me vërshime, e jo përmbysja e Trustit
Demokracia
13:21 | 20 Janar 2023

Share:

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga qeveria që t’iu ofrojnë mbështetje qytetarëve të zonave të prekura nga vërshimet si shkak i reshjeve të dendura.

Haradinaj këtë e ka bërë nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, duke kërkuar nga Qeveria të krijojë një Fond Emergjent, shkruan Demokracia.com.

I njëjti ka përmendur edhe mos-votimin e Projektligjit për tërheqjen e 30 për qindëshit të mjeteve të Trustit.

“Vërshimet në Kosovë, tashmë i kanë marrë përmasat e një fatkeqësie natyrore në nivel kombëtar. Informatat nga terreni flasin për një gjendje tejet të rëndë të mijëra familjeve, të cilat po përballen me mbijetesën”, ka thënë ai.

“Kjo e shtron nevojën menjëhershme të krijimit të një Fondi Emergjent nga Qeveria. Qytetarët kanë nevojë për strehim, për ushqim, për ilaçe dhe veshmbathje. Ata kanë nevojë për ndihmën e shtetit. Udhëheqjet komunale e kanë të pamundur të përballen me pasojat”.

“Fitore e kësaj qeverie sot mund të jetë përballimi i kësaj fatkeqësie natyrore e jo përmbysja e Projektligjit për Trust-in”.

“Bëni diçka në jetën tuaj për qytetarin, sepse shteti është i qytetarit e jo i udhëheqjes!”, përfundon Haradinaj. /Demokracia.com/

Të ngjashme