Lajme
Haradinaj dikur atlet i jashtëzakonshëm, publikon statistika të viteve të 90-ta, pjesmarrës në Zvicër
Demokracia
19:55 | 07 Shkurt 2024

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), ka kujtuar kohën e viteve të 90-ta, kur ishte atlet në Zvicër.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka publikuar disa statistika të cilat dëshmojnë përkushtimin e tij për vrapimin.

“Me nostalgji kujtoj fillimin e viteve të 90-ta kur zhvilloja hobin tim të preferuar – vrapimin”.

“Rastësisht hasa në statistikat e tri vrapimeve të mia në distancë prej 100 kilometra, gjatë viteve 1991-1992, në garën Ultramarathon në Zvicër”.

“Çfarë krenarie ishte të regjistrohesha si shqiptar, në atë kohë kur Kosova ende nuk ishte shtet”, shkroi Haradinaj./Telegrafi/

Të ngjashme