Lajme
Hakerët iranianë publikojnë dokumente të tjera të policisë
Demokracia
09:57 | 03 Tetor 2022

Share:

Homeland Justice’ ka publikuar dokumente të tjera nga skedarët e policisë.

Bëhet fjalë për persona të dyshuar kontingjentë të përfshirë në krime.

Rreth 2 javë më parë, grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” publikoi video nga disa pika kufitare dhe dhoma shoqërimi në komisariate.

Ndërkohë, më herët ata kishin publikuar listën e personave të shpallur në kërkim nga policia e Vlorës dhe Tiranës, të dhënat nga sistemi TIMS për hyrje-daljet e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe planet për atentate ndaj ish-kreut të PD, Lulzim Basha dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Që prej vitit 2021, autoritetet shqiptare janë përballur me sulme kibernetike.

Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të 2022, i cili bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platformën e shërbimeve online e-Albania.

Të ngjashme