Sport
Hakerët i publikuan pamje pornografike në rrjetin social, reagon Robin van Persie
Demokracia
15:57 | 21 Dhjetor 2022

Share:

Ish-futbollisti i Manchester United dhe Arsenalit, Robin van Persie është detyruar të lëshojë një deklaratë pasi hakerët kanë postuar pamje pornografike në faqen e tij në Facebook.

Pamjet pornografike u publikuar në llogarinë e Van Persiet në Facebook, ku ai ka 18 milionë ndjekës, njofton TheSun, përcjell Demokracia.com.

Kësisoj, Van Persie ka reaguar në Twitter për të shpjeguar se ishte një haker që postoi pamjet pornografike dhe jo ai.

“Fatkeqësisht, për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër faqja ime në Facebook është hakuar dhe përmbajtje të papërshtatshme janë publikuar pa kontrollin tim. Ne jemi duke punuar për një zgjidhje dhe shpresojmë që Facebook është në gjendje ta zgjidhë këtë shpejt. Na vjen keq për çdo shqetësim të shkaktuar”, ka shkruar legjenda holandeze./Demokracia.com/

Të ngjashme