OpEd
Hagë, heshtja e frikshme përballë Speciales
Demokracia
09:45 | 22 Mars 2023

Share:

Shkruan: Arben Ahmeti

Hashim Thaçi mund ta ketë pasur mbiemrin Veseli. Kësisoj ne do ta njihnim Hashim Veselin dhe Kadri Thaçin, ose Rexhep Krasniqin me Jakup Selimin. Nuk është larg mendsh që ndonjëri prej tyre mund ta ketë pasur emrin Albin, ose mbiemrin Konjufca.

Emrat dhe mbiemrat nuk janë fare të rëndësishëm. E rëndësishme është qenia e një procesi. Proces ku disa njerëz mbahen në një paraburgim që nuk është as burg e as qendër klasike e mbajtjes, dhe nuk e kanë të qartë se kush po i akuzon, për çka po i akuzon, dhe cila është logjika prapa këtij procesi.

Nuk dihet se kush i akuzon, sepse gjykata as nuk është e Kosovës dhe as nuk është ndërkombëtare. Nuk dihet për çka akuzohen sepse u thuhet që keni përgjegjësi për disa veprime të njerëzve që vështirë të kuptohet nëse këta i kanë njohur e lëre më takuar ndonjëherë.

Nuk ka logjikë sepse kur identiteti i gjykatës që është pika A, dhe përmbajtja e akuzës që është pika B, nuk kanë lidhje logjike, nuk ka se si të jetë e logjikshme pika C, e që është rezultati i procesit.

Të ngjashme
OpEd • 27 Prill 2024