Lajme
Grupi shqiptar merr përgjegjësinë për sulmet ndaj faqeve të institucioneve, këto janë arsyet
Demokracia
23:15 | 01 Maj 2023

Share:

Grupi shqiptar, Anonymous Albania, ka marrë përgjegjësinë për sulmet kibernetike ndaj faqeve kryesore të institucioneve kosovare.

Arsyeja për sulmin, sipas një deklarimi të njërit prej anëtarëve të këtij grupi në “space-in” që po mbahet live në emisionin “Majtas jo djathtas” në T7, është mos respektimi i të drejtave të punëtorëve dhe reagimi i dobët në rastin e përdhunimit të një 11-vjeçareje në Kosovë.

Po ashtu, thuhet se për sanimin e sulmit ndaj faqeve duhet një punë e madhe pasi shumë të dhëna janë humbur.

Uebfaqet e tri institucioneve më të rëndësishme të vendit, duket se ndodhen nën sulme kibernetike.

Uebfaqet e Presidencës, Kryeministrisë dhe Prokurorisë së Kosovës këtë mbrëmje, kanë dalë jashtë funksionit.

Deri tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për arsyet e rënies së faqeve online, mirëpo sulmet kibernetike janë rikthyer sot edhe mbi mediat në vend.

Të ngjashme