Lajme
Grubi: Ua heq kapelën BE-së dhe SHBA-së për marrëveshjen Kurti-Vuçiq në Ohër
Demokracia
08:02 | 19 Mars 2023

Share:

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, në një postim në Twitter ka përshëndetur marrëveshjen mes Kurtit e Vuçiq, që u arrit dje në Ohër.

Ai tha se i heq kapelën BE-së dhe SHBA-së për bashkëpunimin dhe kontributin.

“Progres dhe lajme fantastike nga Ohri, ku Kosova dhe Serbia ranë dakord për aneksin e zbatimit të marrëveshjes në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve. E mirëpres këtë marrëveshje dhe inkurajoj zbatimin e saj. Ia heq kapelën Bashkimit Evropian dhe SHBA-së për bashkëpunimin dhe kontributin”, ka shkruar Grubi.

Të ngjashme