Lajme
Greqia përgatitet për një tjetër valë të motit ekstrem
Demokracia
15:26 | 20 Korrik 2023

Share:

Autoritetet greke po përgatiten për një raund të ri moti ekstrem nesër, me temperaturat që do të arrijnë në 45 gradë Celsius deri të dielën.

Shërbimi zjarrfikës ka intensifikuar shpërndarjen e ujit në një zonë në perëndim të Athinës ku përfshiu një zjarr të madh gjatë natës.

Shtatë avionë zjarrfikës dhe nëntë helikopterë kanë operuar në zonë.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, tha se vendi mbetet në gatishmëri pasi një valë e re e të nxehtit lëvizi drejt lindjes.

“Kohët e vështira nuk kanë mbaruar ende”, tha Mitsotakis.

“Jemi përpara një vale tjetër të të nxehtit dhe një fuqizimi të mundshëm të erërave. Pra, kërkohet vigjilencë absolute dhe gatishmëri absolute gjatë ditëve në vijim.

Ishulli grek i Rodosit shpalli sot gjendjen e jashtëzakonshme pasi u dhanë urdhra evakuimi për disa zona malore.

Ndërkohë në Spanjë, një burrë 42-vjeçar maroken vdiq dje nga një çështje e lidhur me nxehtësinë, tha agjencia publike e lajmeve EFE. Burri u rrëzua në një rrugë në rajonin e Murcias, në juglindje të Spanjës, ku temperaturat arritën kulmin në 44 gradë Celsius.

Të ngjashme