Lajme
Grenelli pyet USAID-in pse i asistoi Kosovës në një projekt kur Kurti është “i dënuar e i sanksionuar”
Demokracia
14:20 | 23 Korrik 2023

Share:

Ish-emisari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kritikuar USAID-in për ndihmën që i ka dhënë Kosovës.

Kryeministri Kurti me anë të një postimi në Twitter ka treguar që ka shpallur ankandin për 100 Megawat të energjisë solare në bashkëpunim me USAID-in.

E këtë postim e ka rishpërndarë ish-ambasadori Grenell që ka pyetur USAID-in se për çfarë arsyesh po i jepen ende ndihma qeverisë së Albin Kurtit.

“Pse USAID-i po i jep ndihmë qeverisë së Albin Kurit kur ai është i dënuar dhe sanksionuar nga Perëndimi për nxitjen e njëanshme të dhunës? NATO i ka dënuar veprimet e Kurtit”, ka thënë Grenell.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian tashmë ka marrë një varg masash ndëshkuese ndaj Kosovës. Por fatmirësisht deri tash nuk ka pasur masa të zyrtarizuara nga ana e ShBA-ve, megjithëse ishin paralajmëruar nga ana e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1683031919557238785

Të ngjashme