ShowBiz
Green Day anulon performancën në Rusi për shkak të pushtimit në Ukrainë
Demokracia
08:53 | 28 Shkurt 2022

Share:

Green Day nuk do të performojë në Rusi.

Grupi – i cili përfshin Billie Joe Armstrong, Tre Cool dhe Mike Dirnt, njoftoi se po anulojnë koncertin e tyre të ardhshëm në Moskë pas pushtimit në Ukrainë.

Grupi ishte planifikuar të performonte në stadiumin “Spartak” në Moskë më 29 maj.

“Me zemër të rënduar, në dritën e ngjarjeve aktuale, ne mendojmë se është e nevojshme të anulojmë koncertin tonë të ardhshëm në Moskë në stadiumin “Spartak”, thuhet në një deklaratë të grupit.

Të ngjashme