Lajme
Grabitja e armatosur në një bankomat në Ferizaj, të dyshuarit me lëndë plasëse kishin shpërthyer bankomatin – kanë qëlluar edhe me AK-47
Demokracia
10:25 | 04 Nëntor 2023

Share:

Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje lidhur me grabitjen e armatosur në Ferizaj, që kishte ndodhur në afërsi të pikës së karburanteve “Hib Petrol”, në bankomatet që ndodhen aty.

Policia e Kosovës në raporti 24-orësh rastin e ka cilësuar si vrasje në tentativë, ku të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të patrullës policore.

“Ferizaj  03.11.2023 – 04:44. Raportohet se nga persona të dyshuar të panjohur me lëndë plasëse është shpërthyer bankomati i një banke private, si dhe janë dëmtuar edhe dy bankomatë tjerë, ku të dyshuarit kanë tentuar të grabisin para”, thuhet në raport.

Pas intervenimit të njësive policore të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të patrullës policore, ku vetura zyrtare është qëlluar disa herë dyshohet nga arma AK 47, shkruan Telegrafi.

Gjatë intervenimit edhe zyrtarët policorë kanë shtënë me armë zyrtare në drejtim të dyshuarve.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime. 

Të ngjashme