Lajme
Grabitet një filial mikrofinanciar në Prishtinë
Demokracia
14:07 | 08 Shkurt 2021

Share:

Është grabitur një filial mikrofinanciar në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë.

Mesditën e së hënës është grabitur një filial mikrofinanciar në bulevardin “Bill Clinton”, në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se grabitja ka ndodhur rreth orës 13:00. Sipas saj, dyshohet se këtë grabitje e kanë kryer dy persona.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para  janë ngritur dyshimet se  grabitja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, ka treguar Ahmeti për Demokracia.com, e cila shtoi se nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

“Aktualisht policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve”, ka thënë Ahmeti. /Demokracia.com/

Të ngjashme