Lajme
Gorani: Thaçi e kritikoi Kurtin për raportet me Shqipërinë
Demokracia
23:09 | 04 Shtator 2023

Share:

Analisti Dukagjin Gorani, ka komentuar intervistën e ish-presidentit Hashim Thaçi për gazetën Nacionale.

Gorani për Pressing T7, tha se ne pjesën kur flet për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, aty ish-presidenti Thaçi flet për raportet e lënduara të Kosovës me Shqipërinë.

“Pjesa e rezervume për Edi Ramën, është e shkruar me një kujdes të veçantë, e dëshmon edhe për shkak të hapësirës që ia ka kushtu, dimensionit të marrëdhënieve me Qeverinë shqiptare, tregon se z.Thaçi këtë e sheh personalisht si një problem të madh, pra ftohjen e raporteve mes dy qeverive. Raportet me Shqipërinë, nuk janë raporte të zakonshme me fqinjësinë…Përkeqësimi i këtyre raporteve përjetohet si goditje e madhe dhe e panevojshme”, u shpreh Gorani.

“Duhet me gjetë mënyrën me qenë shumë të afërta”, tha Gorani për raportet me Shqipërinë.

“Cilado qeveri që të vjen në Shqipëi është me rëndësi raportet kurrë mos me ndryshu”, vlerësoi ai.

Gorani tha se ish-presidenti që po gjykohet në Hagë, mendon se raportet e Kosovës dhe Shqipërisë janë skandal.

“Kjo që po ndodh sot, ai ka dashtë më thanë, është skandal, meqenëse është situatë që kerkush prej neve nuk e meriton, e nuk e meriton Shqipëria. Për këtë përqëndrimi i tij është goxha i madh në këtë kontekst”, shtoi ai.

Të ngjashme