Lajme
Gorani për Vetëvendosjen: Dërdëllitja e tyre na i humbi 13 vjet
Demokracia
22:20 | 16 Mars 2023

Share:

Gazetari Dukagjin Gorani ka thënë se partia që ka pushtetin tani në Kosovë po përballet me realitetin politik.

Gorani thotë se qeveritë e kaluara e kanë marrë partneritetin ndërkombëtar si qenësor për ekzistencën e shtetit dhe se e kanë kuptuar rolin e tyre në pavarësinë e Kosovës. Gorani shkon tutje dhe thotë se plani evropian nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën e Serbinë.

“Nëse na shkon mendja të themi jo, ne nuk po i themi jo vetëm Serbisë. I themi jo të gjithë ndërkombëtarëve, pra komunitetit ndërkombëtar perëndimor”, tha Gorani në emisionin Pressing në T7.

Gorani tha se kërkesat e VV-së në kohën sa ishte në opozitë nuk ishin reale dhe se tani ka ardhur koha që të përballet me realitetin.

“Tash po thonë që marrëveshja është parimisht e mirë. Por kjo marrëveshje përmban gjëra të cilat ishin në të kaluarën të dakorduara dhe këta u thonin njerëzve ‘tradhtarë’”, tha Gorani.

“Dërdëllitja e tyre na humbi 13 vjet. Kosova sot është dashur të jetë shumë më përpara me procese. Por kur ne flisnim me pushtetarët dhe pajtoheshim me kërkesat e tyre, këta dilnin e thoshin se nuk mund të bëhen këto. Dilnin nëpër sheshe e bënin protesta. Tash erdhi koha që të shohin se kërkesat e tyre nuk kishin fare të bënin me realitetin politik. Realiteti politik u është dhënë atyre në dokumentin që kanë në tavolinë”, përfundoi ai.

 

Të ngjashme