Lajme
Gorani: Gradualisht, po fundosemi në dimensionin ku nuk lejohet as mendimi e as veprimi tjetër
Demokracia
11:29 | 20 Qershor 2023

Share:

Në Prishtinë, është duke u mbajtur një debat publik mbi rreziqet e politikës populiste në kontekstin e intolerancës etnike.

Gazetari Dukagjin Gorani, në hapje të konferencës, deklaroi se rreziqet me të cilat po përballemi aktualisht, është se ‘shoqëria po përjetohet si elektorat’.

“Do të filloj me një botëkuptim i cili tash ka fillu me u shndërru në normë politike dhe publike, e ajo është që elektorati është më i rëndësishëm se shoqnia.

Se votat, janë ma të rëndësishme se ndjenja e komunitetit dhe përbashkësisë, dhe që shoqëritë tona gradualisht janë duke u fundosë në një dimension që është i dëmshëm dhe i papërballueshëm, meqenëse tashmë nuk është kah lejohet as mendimi tjetër e as veprimi tjetër.

C’është e vërteta, mendimi e edhe veprimi tjetër, vazhdueshëm po konsiderohet që është armiqësor, jopopullor dhe anti-kombëtar.

Çka domethënë sot, me funksionu politikisht edhe publikisht, brenda një rryme që po e definojmë si populizëm”, tha Gorani në hapje të këtij debati, ku po marrin pjesë politikanë vendorë e rajonalë, nga Kosova dhe Serbia.

Të ngjashme