Auto&Tech
Google bllokon reklamat e mediave shtetërore ruse
Demokracia
14:15 | 27 Shkurt 2022

Share:

Alphabet, kompania amë e platformës, YouTube, ka thënë se mediat shtetërore ruse nuk do të mund të përfitojnë nga reklamat më në këtë rrjet.

Kjo nënkupton që Russia Today (RT) dhe kanale të tjera nuk mund të marrin para nga reklamat në YouTube dhe faqe tjera që janë në pronësi të Alphabet. Kompania ka thënë se këto media as nuk do të mund të blejnë reklama përmes shërbimeve të kompanisë Google.

Një zëdhënës ia ka atribuuar këtë vendim “situatës së jashtëzakonshme” dhe ka thënë se Alphabet do të “marrë masa tjera nëse është e nevojshme”.

Ky vendim vjen pasi Ministri për Transformim Digjital në Ukrainë, Mykhailo Fedorov, ka thënë se i ka kërkuar platformës YouTube që të bllokojë propagandën ruse.

Për vite me radhë, ligjvënësit dhe disa përdorues i kanë kërkuar Google për më shumë veprime në kanalet e lidhura me qeverinë ruse, të shqetësuar se ata përhapin dezinformata dhe nuk duhet të përfitojnë prej tij.

Rusia mori rreth 7 milionë deri në 32 milionë dollarë gjatë dy viteve deri në dhjetor 2018 nga reklamat në 26 kanale në YouTube që ajo mbështeti, i tha Reuters në atë kohë studiuesi dixhital Omelas.

YouTube ka thënë më parë se nuk i trajton kanalet e mediave të financuara nga shteti që përputhen me rregullat e tij ndryshe nga të tjerët kur bëhet fjalë për ndarjen e të ardhurave nga reklamat.

Të premten, pronari i Facebook, Meta Platforms Inc (FB.O) ndaloi mediat shtetërore ruse të shfaqin reklama ose të gjenerojnë të ardhura nga reklamat në shërbimet e saj.

Mediat shtetërore – sidomos RT – fitojnë miliona dollarë në vit nga reklamat në YouTube dhe nga shërbime tjera të Google. Facebook dhe Tëitter tashmë kanë bllokuar reklamat nga Rusia. Autoritetet ruse kanë kufizuar qasjen në të dyja këto platforma.

Të ngjashme