ShowBiz
Gold AG pozon përkrah Xhakës, Shaqirit dhe Jasharit përpara ndeshjes së Kosovës me Zvicrën
Demokracia
11:08 | 09 Shtator 2023

Share:

Rap-artisti i njohur shqiptar, Gold AG, së fundmi është takuar me yjet e futbollit shqiptar, Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Ardon Jasharin.

Fotografinë e ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale, në Facebook dhe Instagram.

“Xhaka – Shaqiri – Jashari”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.

Kosova ndërkohë pret ditën e sotme (e shtunë) Zvicrën në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Xhaka si kapiten i përfaqësueses së Zvicrës u paraqit të premten (8 shtator) në një konferencë për shtyp, ku ka shprehur emocionet e tij përpara ndeshjes.

Lojtari me origjinë shqiptare u shpreh se për të është një sfidë e veçantë dhe me shumë emocione.

Të ngjashme
ShowBiz • 27 Prill 2024