ShowBiz
Gold AG për Thaçin e Veselin: I takova dy zemërluanët e UÇK-së
Demokracia
13:48 | 13 Korrik 2022

Share:

Reperi Arian Agushi, i njohur me emrin artistik Gold AG, i ka takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë vizitës që ka pasur te Nasim Haradinaj.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Gold AG ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit prej 4 orëve te Nasim Haradinaj, ai i ka takuar edhe ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, shkruan Demokracia.ciom.

Ai ka thënë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe si e tillë luftëtarët e saj do të triumfojnë.

“Gjatë vizitës takuam nga afër edhe dy ZEMËR LUANËT E UÇK-së, presidentin e Kosovës z.Hashim Thaçin dhe kryetarin e kuvendit z.Kadri Veseli. T’fala tonve anej ishte fjala e secilit pasi u ndamë. Me shpresë që drejtësia të triumfoj e të takohemi në Kosovën e lirë u ndamë në përqafim të njëri tjetrit. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe drejtësia qëndron si vaji përmbi ujë’, ka shkruar ndër të tjerash Gold AG.

Postimi i plotë i Gold AG, pa ndërhyrje:

Sot së bashku me vllaun tem Ridvan Tahiri Riki ishim në vizitë te LUANI i UÇK-së gjeneral Nasim Haradinaj. Ai 4 orët e takimit na bëri të na duken 4 minuta dhe na priti i buzëqeshur sikur ta takonim në Gllogjan të Dukagjinit. Gjatë vizitës takuam nga afër edhe dy ZEMËR LUANËT E UÇK-së, presidentin e Kosovës z.Hashim Thaçin dhe kryetarin e kuvendit z.Kadri Veseli.

T’fala tonve anej ishte fjala e secilit pasi u ndamë. Me shpresë që drejtësia të triumfoj e të takohemi në Kosovën e lirë u ndamë në përqafim të njëri tjetrit.

Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe drejtësia qëndron si vaji përmbi ujë.

LIRIA KA EMËR ??

Të ngjashme
ShowBiz • 27 Prill 2024