Lajme
Goditet me veturë një zyrtar policor në Ozdrim të Pejës
Demokracia
22:06 | 25 Dhjetor 2023

Share:

Është goditur me veturë një zyrtar policor pasditën e kësaj të hëne në fshatin Ozdrim të Pejës.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 18:00 një patrollë policore ka qenë në pikë kontrollë në krye të detyrës, ku një zyrtar policor ka tentuar ta ndaloj një të dyshuar, ku i dyshuari nuk është ndaluar dhe ka goditur me veturë njërin nga policët, duke ikur nga vendi i ngjarjes” – ka thënë Gashi.

Të ngjashme