Lajme
Glauk Konjufca, “kameleoni i Zajednicës” që ndryshoi qëndrimet për hatër të Kurtit
Demokracia
10:14 | 02 Janar 2024

Share:

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, e meriton titullin “Kameleoni i Zajednicës” për vitin 2023.

Konjufca gjatë vitit 2023 i ka ndryshuar disa herë qëndrimet karshi Zajednicës, shkruan Demokracia.com.

Ai e kishte filluar me deklaratën e famshme “As ksi, as asi”, kur ishte pyetur “A do ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive apo joekzekutive?”.

LEXO MË SHUMË:

“Zajednica nuk do të bëhet kurrë”, përralla e ëmbël që e tregonte Konjufca para një viti

Më tej, Konjufca kishte thënë se “Asociacioni i vitit 2013-ës ishte deal i mirë”.

“Neni 7 i Marrëveshjes së Ohrit është se dy pjesë janë këtu, njohja de facto edhe qyky Asociacioni. Me mujtë Kosova, kurgjo pa e ngarku Kosovën më shumë se që ka pranu Qeveria Thaçi 2013, kurgjo ma shumë për mos me dhanë për me arritë me fitu njohjen de facto, qekjo na është duk neve deal (marrëveshje) i mirë”, kishte thënë Konjufca.

LEXO MË SHUMË:

Kurti thotë “Ka ikur koha e Thaçit dhe Ashtonit”, por Konjufca pranon që marrëveshja për Asociacionin e 2013-ës ishte e mirë dhe sillte njohjen de-facto

Ndërsa, në tetor, Konjufca fillimisht tha se Asociacioni i pranuar nga Kurti është në përputhje me Kushtetutën.

Gjatë një prononcimi për media, Konjufca kishte thënë se për Asociacionin nuk duhet të negociohet dhe ai nuk duhet të jetë temë qendrore e negociatave, pasi për të është arritur më herët marrëveshje.

“Në një shikim sipërfaqësor, po [propozimi për Asociacionin] është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe kurrfarë niveli i pushtetit në Kosovë. Por, edhe kjo nuk mendoj që është temë e negociatave me Serbinë. Nëse ndonjëherë ndodh ndonjë draft i Asociacionit, ai do të propozohet nga Republika e Kosovës, nëse veç ndodh, nëse jo, nuk do të propozohet fare”, kishte thënë Konjufca.

Kurse, në fund të vitit, më 27 dhjetor, Konjufca për Asociacionin që thoshte se është në përputhje me Kushtetutën, tha se nuk do të zbatohet duke treguar rrezikun nga Asociacioni që Kurti e ka pranuar, por tani në përpjekje që të distancohen prej tij.

“Ky draft-statut i BE-së, unë i them faleminderit shumë që na keni këshillu në këtë mënyrë kaq miqësore. Jo more, nuk implementohet ai draft. Nëse këto janë këshillat tua, faleminderit shumë, por aty ka edhe shumë gjëra problematike. Pse janë ato gjëra? Sepse, nuk e ka shkruar Kosova. Kaq thjeshtë”, kishte thënë Konjufca.

Me ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve, Konjufca e meriton titullin “Kameleon i Zajednicës”. /Demokracia.com/

LEXO MË SHUMË:

“Jo more, nuk zbatohet ai draft…” | Konjufca zbulon rrezikun e statutit për Zajednicën që Kurti u vetëofrua ta nënshkruajë

Të ngjashme