Sport
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësinë në dy ndeshje të Ligës së Konferencës 
Demokracia
11:21 | 18 Korrik 2023

Share:

Gjyqtarët kosovarë do të ndajnë drejtësinë në dy ndeshje të Ligës së Konferencës të planifikuara për këtë javë. Në ndeshjen midis Balzanit të Maltës dhe Domzhales së Sllovenisë, e cila do të zhvillohet sonte në orën 19:30, gjyqtar kryesor do të jetë Visar Kastrati. Ai do të asistohet nga Besnik Morina dhe Granit Hyseni, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Alban Shala.

Ndërkaq, ndeshja tjetër midis Zimbru Chisinaut të Moldavisë dhe La Floritës të San Marinos, e cila do të zhvillohet të enjten në orën 20:00, do të drejtohet nga gjyqtari Mervan Bejtullahu. Ai do të ketë si asistentë Edmond Zeqirin dhe Fatmir Sekiraqën, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Dardan Çaka.

Do theksuar se gjyqtarët kosovarë në periudhën e fundit kanë fituar vlerësim të lartë nga UEFA për performancën e tyre. Përfshirja e tyre e vazhdueshme në ndeshjet e garave evropiane është tregues i vlerësimit dhe besimit që po u jepet atyre nga ana e delegatëve të UEFA-s.

Të ngjashme