Lajme
Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e vjehrrit, tregon si ndodhi rasti
Demokracia
11:29 | 02 Dhjetor 2023

Share:

Gjykata Themelore në Prishtinë ka ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit E.B,  i cili dyshohet se therri për vdekje babain e gruas së tij, raporton Express.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.D ka kryer vepren penale Vrasja e rëndë nga neni 173 të KPRK-së, “në atë mënyrë që me datë 29.11.2023, rreth orës 21:15, pas një mosmarrëveshje në mes të të pandehurit E.B dhe babait e vëllait të bashkëshortes së tij, ku kishin filluar përleshjen në mes vete, ku gjatë përleshjes fizike në mes tyre, me dashje që t’a privojë nga jeta, i pandehuri E.B e godet me armë të ftohtë – me thikë tani të ndjerin A.K.”

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 02 dhjetor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit E.B për shkak të veprës penale Vrasja e rëndë nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja e Procedurës Paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.B andaj të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Të pandehurit E.B iu është caktuar masa e paraburgimit në harmoni me nenin të nenit 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 e lidhur me nenin 185, 186, 187 të KPPRK-së.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.D ka kryer vepren penale Vrasja e rëndë nga neni 173 të KPRK-së, në atë mënyrë që me datë 29.11.2023, rreth orës 21:15, pas një mosmarrëveshje në mes të të pandehurit E.B dhe babait e vëllait të bashkëshortes së tij, ku kishin filluar përleshjen në mes vete, ku gjatë përleshjes fizike në mes tyre, me dashje që t’a privojë nga jeta, i pandehuri E.B e godet me armë të ftohtë – me thikë tani të ndjerin A.K.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Të ngjashme