Lajme
Gjuajtën me armë zjarri në një dasmë në Gjilan, arrestohen dy të dyshuarit
Demokracia
16:58 | 22 Gusht 2023

Share:

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan ka arrestuar këtë të martë dy të dyshuar B.A. (viti i lindjes 1976) dhe F.E. (viti i lindjes 1995).

Sipas njoftimit, arrestimi i tyre është bërë pasi që janë gjetur prova se me datën 14.08.2023 në një fshat të Gjilanit gjatë një ahengu familjar (dasmë) kanë shtënë me armë zjarri.

“Me këtë rast nga të dyshuarit është konfiskuar një armë zjarri e llojit Zoraki 917-T e kalibrit 9 mm dhe një karikator i zbrazët . Të dyshuarit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore”, thuhet në komunikatën për media.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore.

Të ngjashme