Lajme
Gjilan: Vodhën disa armë dhe tentuan t’i shisnin, Gjykata merr vendim për dy të akuzuarit
Demokracia
17:50 | 19 Maj 2022

Share:

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me nga katër vjet e gjysmë burg dhe me nga 1 mijë e 200 euro gjobë dy të akuzuarit I. A. dhe E. H. për veprat penale vjedhje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Të akuzuarit më 15.11.2020, pas mesnate, në Malishevë të Gjilanit, kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë në dëm të dëmtuarit M. I., në atë mënyrë me përdorimin e forcës me një mjet të fortë kanë hapur një dritare në katin përdhes, duke depërtuar brenda, të cilët kanë demoluar dhomat e shtëpisë dhe kanë marr një kasafortë nga aty, një armë AK-47, një pushkë gjuetie, një pushkë pumparic, një pushkë karabinë, 15 fishekë të kalibrit 12A, 33 fishekë të kalibrit 9mm dhe 57 fishekë LR.22”, thuhet në njoftimin e gjykatës, përcjell Demokracia.com.

Të akuzuarit të njëjtën ditë në mënyrë të paautorizuar e në shkelje të ligjit të zbatueshëm për armët kanë tentuar të shesin armët e vjedhura.

I akuzuari I. A., në ditën e njëjtë në ora 16:25, në fshatin Malishevë, gjatë kontrollit nga ana e Policisë së Kosovës, të njëjtit i është gjetur lëndë narkotike në sasi 0.62 gram e llojit kokainë.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit./Demokracia.com/

Të ngjashme