Lajme
Gjermania akuzon gjashtë anëtarë të dyshuar të IS-K për planifikim të sulmeve terroriste
Demokracia
16:24 | 24 Prill 2024

Share:

Gjermania ka ngritur akuza ndaj gjashtë shtetasve të huaj nën dyshimet se kishin planifikuar sulme terroriste në emër të grupit ekstremist, Shteti Islamik Korasan (IS-K), tha Zyra e Prokurorit Federal më 24 prill.

Të dyshuarit, të identifikuar si shtetasit taxhikë, Mukhammadshujo A., Nuriddin K., Shamshud N., Said S., Raboni Z., dhe shtetasi kirgiz Abrorjon K., ndër të tjera akuzohen për themelimin e një organizate terroriste.

Sipas prokurorëve federalë, të akuzuarit synonin të kryenin sulme të profilit të lartë në Gjermani dhe në Evropën Perëndimore, por ata nuk kishin një plan konkret kur ndërhyn forcat e sigurisë.

Të dyshuarit, të cilët u arrestuan korrikun e vitit të kaluar, kishin qenë në kontakt me IS-K, që është një degë e Shtetit Islamik në Afganistan. Grupi IS-K kishte marrë përgjegjësinë për sulmin masiv në Moskë muajin e kaluar, kur u vranë të paktën 137 persona.

Të ngjashme