Lajme
Gjermanët: Norvegjia është bërë furnizuesi ynë më i rëndësishëm i energjisë
Demokracia
21:22 | 04 Janar 2023

Share:

Norvegjia është bërë furnizuesi më i rëndësishëm i Gjermanisë me energji, tha qeveria në Berlin, duke njoftuar bisedimet për projektet e gjelbra.

Norvegjia është një partner shumë i veçantë i Gjermanisë, tha zëvendës zëdhënësi i qeverisë Wolfgang Büchner. Bashkëpunimi mes dy vendeve është shembulli më i mirë i një partneriteti strategjik në shumë fusha të rëndësishme, shtoi Büchner.

“Pa furnizim të gjerë dhe të besueshëm nga Norvegjia, situata në Gjermani do të ishte shumë më e vështirë këtë dimër”, theksoi ai.

Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck planifikon të udhëtojë sonte në Norvegji, ku nesër dhe të premten do të bisedojë me zyrtarë politikë dhe përfaqësues të biznesmenëve.

Habeck dhe bashkëbiseduesit norvegjezë planifikojnë të diskutojnë tema të tilla si përdorimi i energjisë së erës në det, hidrogjeni si lëndë djegëse, zgjerimi i infrastrukturës për burimet e rinovueshme të energjisë dhe ruajtja nëntokësore e dioksidit të karbonit.

Të ngjashme